Andrea Bregasi, i arrestuar ne lidhje me atentatin në Don Bosko, ka ndërruar jetë në burg në spitalin e Fushëkrujës.
Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.
Kujtojmë se Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Ai është autori i ngjarjes së Don Boskut më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb