Thiago Alcantara lëshon një deklaratë emocionuese pasi Liverpooli konfirmoi largimin e tij

5 months ago 5

Thiago Alcantara ka postuar një deklaratë emocionale pasi Liverpooli konfirmoi se koha e tij në klub do të përfundojë gjatë kësaj vere pas skadimit të kontratës.

Mesfushori 33-vjeçar, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Bayern Munich në 2020, ka bërë 98 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola në aventurën e tij në ‘Anfield’ e cila është shoqëruar nga lëndimet.

‘Vlerësim dhe mirënjohje. Këto dy fjalë më vijnë në mendje në ditën që duhet t’i them lamtumirë të gjithë juve. Falënderues gjithashtu. Falënderues për mundësinë që të jem pjesë e këtij qyteti, këtij klubi dhe komuniteti”, ka shkruar Alcantara.

“Mbështetja e vazhdueshme që kam marrë që nga dita e parë ka qenë e jashtëzakonshme. Anfield duke duartrokitur, The Kop duke kënduar, e mrekullueshme. Një tifozeri unike për një klub unik”.

YNWA @LFC pic.twitter.com/M9CVe9az9E

— Thiago Alcantara (@Thiago6) May 17, 2024

“Këto katër vitet e fundit kanë qenë një mësim për mua dhe familjen time. Disa fitore, disa humbje, por pa dyshim, një eksperiencë që ta ndryshon jetën”.

“Bashkëlojtarët, trajnerët, stafi, punëtorët e klubit: të gjithë ju ishit pjesë e saj. Dhe tifozët, unë nuk kam fjalë, vetëm ta dini se do të keni mirënjohjen time më të thellë përgjithmonë”.

“Faleminderit, ishte një nder. Gjitha të mirat, Liverpool FC”, përfundoi mesfushori spanjoll.

33-vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, pasi u inkuadrua ndaj Arsenalit për pesë minuta. Kjo ishte ndeshja e tij e parë për ‘Të Kuqtë’ që nga prilli i vitit të kaluar./Telegrafi/

Read Entire Article