Tirana me 3 drejtues politikë, njohje e peshës elektorale të kryeqytetit

2 months ago 23

Nga Skënder Minxhozi

Gazetari Skënder Minxhozi komentoi për ABC NEWS formacionin për të zgjedhurit politikë në 12 qarqet e vendit, të të dyja partive politike kryesore, të cilat kanë ndezur motorët dhe po bëhen gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai fillimisht komentoi hapin e Ramës, i cili ka zgjedhur tre drejtues politikë në Tiranë. Sipas Minxhozit ky është hap i duhur, pasi Tirana ka marrë një rol kryesor në tortën e madhe elektorale të Shqipërisë, pasi përfaqëson 1/3 e popullsisë se vendit.

Sipas tij, treshja politike e PS-së, përkatësisht Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali do ta gjejnë shumë mirë veten në terren, pasi Tirana është një qark i madh dhe nevoja për koordinim është e madhe.

“Kjo për mendimin tim nuk është masë ndëshkimore për Veliajn, pasi nëse do të ishte e tillë ai do e kishte larguar kreun e bashkise së Tirana nga fushata. E shoh si një lëvizje fiziologjike, e cila lidhet me spewcifikat e bashkisë Tiranë. Do të ishte një barrë e tepërt, nëse një njëri i vetëm në Tiranë, do të mbante 1/3 e popullatës së Shqipërisë ose të zgjedhësve, ndërsa 11 drejtues të tjerë në 11 qarqe të menaxhonin 2/3 e mbetura. Tirana fillon në Shëngjergj, pas Malit të Dajtit dhe mbaron në Rrogozhinë. Kjo hapje e drejtuesve politikë me tre përfaqësues përfaqëson një modifikim të duhur në funksion të peshës elektorale që ka Tirana. Unë shoh se edhe tre politikanë socialistë do ta gjenin veten shumë kollaj, jo vetëm në hapësirë gjeografike të qakurt, por edhe në rrjetën e dendur demografike të tij”, tha ai.

Partia Demokratike nga radhët e saj ka hedhur në fushë sërish Belind Këlliçin, i cili do t’i duhet të rishpikë veten pasi vjen nga një humbje e freskët, siç ishte beteja për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Por si pritet të jetë kjo garë, kur dihet që në zgjedhjet lokale, Veliaj fitoi bindshëm në Tiranë dhe u shpall kryetar i Bashkisë? Për këtë, Skënder Minxhozi u shpreh si vijon:

“Kur dy figura politike si Veliaj dhe Këlliçi, janë përballur paraprakisht dhe rezultati ka qenë i qartë me një fitues dhe një humbës, pala humbëse duhet të bëjë një modifikim. Kam frikë se edhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do jetë i suksesshëm përballë kësaj tresheje, që ka një eksperiencë dhe një peshë politike dukshëm më të madhe se ai si politikan. Majtas kemi një makineri, djathtas kemi një parti e cila ka vite që merret me veten e saj. Është një realitet i ndryshëm. Ajo që bëri dje Rama tregon qetësi dhe vetësiguri. Kur kryeministri thotë ose parathotë , që kundërshtarët do të marrin aq deputetë sa në vitin 1997, natyrisht këtu kemi të bëjmë me dy realitete politike dhe partiake krejt të ndryshme. PD, një parti e konsumuar nga sherret e brendshme”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Minxhozi komentoi edhe strategjinë e PS, e cila duket që në zgjedhjet parlamentare senatorët e saj nuk i ka futur në listë fituese, por i ka nxjerrë në fushëbetejë. Për Minxhozin kjo zgjedhje mund të jetë e duhura për PS, pasi kontributi i senatorëve të saj mund t’i rrisë numrin e deputetëve në Kuvend.

“Fut në punë ata që kanë rezultat, që kanë elektorat, që kanë njohje, kanë një emër, kanë një rrjetë të tyre dhe kanë votuesit e tyre prej vitesh deh kjo është një mënyrë goxha e mençur për të rritur mandatet e Ramës në parlamentin e ardhshëm. Rama ka vënë të rinjtë në zonë të sigurt dhe senatorët i kanë nxjerr në fushëbetejë”, tha ai.

Read Entire Article