Trupi i pajetë i pengut të marrë nga Hamasi është gjetur në Gaza, njoftoi Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Bëhet fjalë për Elia Toledanon, një nga pengjet izraelitë që i kanë mare militantët më 7 tetor, raporton skynews.
“Pas një procedure identifikimi të kryer nga zyrtarët mjekësorë dhe rabinët ushtarakë së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Izraelit, autoritetet informuan familjen e Elia Toledano. IDF i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”, shkruan në deklaratën e ushtrisë.
Elia Toledano u mor peng në festivalin muzikor në një hapësirë të hapur Supernova.
Theksojmë se mbi 130 pengje ende mbetën në duart e militantëve në Rripin e Gazës.
Ndryshe, mbi 19 mijë palestinezë dhe izraelitë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, duke përfshirë 63 gazetarë (56 palestinezë, 4 izraelitë dhe 3 libanezë) dhe mbi 100 punonjës të ndihmës së UNRWA-s. /Telegrafi/