Turqit janë tronditur nga fjalët e presidentit të Federatës: Të marrim paratë, të heqim fanellat me Ataturkun

9 months ago 31

Në Turqi ende është duke u komentuar “skandali” i madh në Arabinë Saudite, ku u anulua ndeshja e Superkupës së Turqisë mes Fenerbahçes dhe Galatasaray.

Personi që po përballet me kritikat më të ashpra është presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Mehmet Büyükekşi, i cili ka dashur që ndeshja të luhet pavarësisht se sauditët i kanë ndaluar futbollistët e të dyja skuadrave të dalin në fushë me fanella me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut.

Gazeta e njohur turke Fotospor ka zbuluar se çfarë u ka thënë Büyükekşi drejtuesve të gjigantëve të Stambollit Ali Koç (Fenerbahçe) dhe Erden Timur (Galatasaray), duke i dhënë një goditje të rëndë imazhit të tij.

Süper Kupa Finali öncesi Suudi Arabistan'da yapılan provada İstiklal Marşı’nın okunduğu görüntüler, İstiklal Marşı'mıza izin verilmediği iddialarını çürüttü. pic.twitter.com/2GEnjqsr4C

— Mehmet Büyükekşi (@BuyukeksiMehmet) December 30, 2023

Burimi i Fotospor pohon se qëllimi kryesor i Büyükekşi ishte të fitonte paratë që u garantoheshin dy ekipeve.Sauditët i kanë paguar Turqisë 40 milionë euro vetëm për organizimin e ndeshjes në tokën e vendit të tyre, para që padyshim që Büyükekşi nuk donte t’i humbiste.

“Le të heqim bluzat tona të Ataturkut, të këndojmë himnin tonë kombëtar, të luajmë lojën tonë, të marrim paratë dhe të kthehemi në vendin tonë”, u tha Büyükekşi futbollistëve dhe fjalët e tij u pritën me dënime të ashpra nga drejtuesit e klubit.

Gjithashtu, pas finales, klubet duhej të ndanin gjithsej 3 milionë euro, sepse fituesi duhej të merrte 1.7 milionë, kurse humbësi 1.3 milionë./Telegrafi/

Read Entire Article