U arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, denoncimi pas kafazit prej xhami: Policia na terrorizoi familjen, na kanë rrahur me rrip pantallonash

6 months ago 4

Protestuesit të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas protestës që u mbajt para bashkisë së Tiranës, kanë dalë sot para gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë. Ata kanë denoncuar për mediat dhunën e ushtruar nga policia.

Një prej tyre pohoi pas kafazit prej xhami se familja e tij ishte terrorizuar.

“Na kanë trajtuar me rripin e pantallonave. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article