U detyrua të luajë si sulmues dhe shënoi golin më të “çmendur” të vitit – portieri skocez po bën xhiron e botës

9 months ago 21

Portieri i ekipit skocez Arbroath, Ali Adams, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga 30 metra në ndeshjen ndaj Raith Rovers, pasi u detyrua të luajë si sulmues.

Adams fillimisht ishte emëruar si portier rezervë për ekipin e Arbroath, por në fund u detyrua që të veshë fanellën dhe të luajë në sulm, teksa po zhvillohej minuta e 56-të e takimit.

Ekipi skocez kishte vetëm katër lojtarë rezervë në bankë dhe tashmë kishin futur në lojë tre prej tyre për shkak të lëndimeve.

Arbroath’s sub keeper (on as a striker) has just SCORED from 25 yards pic.twitter.com/Egp8Yfadsp

— 𝐄𝐰𝐚𝐧 𝐒𝐦𝐢𝐭𝐡 🗒️ (@ewansmithpr) December 30, 2023

Kështu që kur mbrojtësi Aaron Steele pësoi një lëndim, trajneri duhej të mbështetej tek Adams për t’u futur në lojë.

Por, krejtësisht papritur, Adams arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 78-të, në atë që po konsiderohet si një golat më të çuditshëm në historinë e futbollit skocez..

32-vjeçari i cili nuk kishte luajtur asnjë ndeshje gjatë tërë sezonit, shënoi nga një distancë prej 30 metrave duke lënë të shtangur portierin polak Maciej Dabrowski.

Deri në fund të takimit, Arbroath arriti që të barazojë shifrat në 2-2, duke marrë të paktën një pikë ani pse shumë pak njerëz mund ta kishin besuar./Telegrafi/

Oh wow 😱

This is absolutely unbelievable!

Arbroath sub goalie Ali Adams comes off the bench, 2-0 down and does this 😂

pic.twitter.com/Xom9eBuITA

— The Modern-Day GK (@themoderndaygk) December 30, 2023

Read Entire Article