Dy të rinj janë proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit pasi janë kapur me doza kanabisi me vete.
Policia thotë se gjatë kontrollit fizik, I. Ç.,38 vjeç dhe R. A., 31 vjeç, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Teksa policia ka referuar materialet në Prokurori, për dy të rinjtë ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. Ç.,38 vjeç dhe R. A., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb