Uzuni “përbindësh” te Granada, sulmuesi shënon dy gola në Spanjë, Mitaj bën “Messi-n” në Arabi

7 hours ago 19

Myrto Uzuni shkëlqeu në fitoren 4 me 0 të skuadrës së tij Granada kundër Tenerifes në Ligën e dytë të futbollit spanjoll. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi dy gola duke udhëhequr skuadrën e tij në këtë ndeshje.  Ai zhbllokoi shifrat në minutën e 20, pastaj dyfishoi rezultatin në minutën e 33.

Në fund për të zotët e shtëpisë shënuan dy gola të tjerë me anë të Boje. 16 pikë për Granaden në vendin e tretë në La Liga 2. Ndërsa Myrto Uzuni ngjitet në kuotën e katër golave në kampionat.

Fundjavë e shkëlqyer edhe për Mario Mitajn, mbrojtësin kuqezi. Ai realizoi një gol shume të bukur në suksesin 3 me 1 të skuadrës së tij Al Itihad kundër Al Kadsiah. Mitaj përmes një inkursioni personal kaloi disa kundërshtarë, madje edhe pse në një moment u rrëzua ia doli të rimarrë topin dhe të shënojë në portën mike.

Ky gol i shënuar në minutën e 81 mbylli edhe ndeshjen në favor të Al Itihad, skuadrës ku luan edhe Benzema e Ngolo Kante. Për Mitajn ky ishte goli i parë në kampionatin arab. /vizionplus.tv

Read Entire Article