Vazhdimi edhe një vit me Allegrin, kthimi i ish-kapitenit, apo një fillim i ri me Mottan – Juventusi po analizon tri mundësi

6 months ago 5

Juventusi po pret fundin e kampionatit për të bërë bilancin përfundimtar të sezonit dhe pastaj për të shikuar drejt të ardhmes, duke nisur nga pozita e trajnerit.

Pas një nisjeje të shkëlqyer të sezonit, bardhezinjtë ngecën në pranverë dhe vetëm dy fitoret e fundit kundër Fiorentinës dhe Lazios në Kupën e Italisë i kanë rikthyer në rrugën e duhur, por gjithsesi pozicioni i Max Allegrit mbetet i lëkundur.

Ambienti bardhezi kërkon një ndryshim në pozitën e trajnerit dhe drejtori  sportiv Cristiano Giuntoli ka filluar punën.

Fillimisht duhet një marrëveshje me Allegrin i cili ka edhe një vit kontratën me Juventusin dhe kërkon të shkojë deri në fund, pasi të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë Kupën e Italisë.

Në rast se Giuntoli arrin ta bindë Allegrin që të largohet, janë dy profilet që po merren në konsideratë në Torino.

I pari është më i pëlqyeri nga tifozët, Antonio Contes. Ish-kapiteni i Juventusit, pret prej kohësh një telefonatë nga ish-klubi i tij, por në të njëjtën kohë ai po bisedon edhe me Napolin.

De Laurentiis e do me çdo kusht dhe është gati ta kënaqë si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe nga ajo e blerjes së lojtarëve.  Palët janë afruar shumë dhe bisedimet po ecin në rrugën e duhur.

Për këtë arsye është shumë më e mundur që në rast ndryshimi të trajnerit, Juventus t’i besojë Thiago Mottas stolin.

Do të ishte njeriu i duhur për të nisur thuajse nga zero një proces rithemelimi, t’i japë një lojë skuadrës dhe të besojë te të rinjtë.

Por ka dy pengesa. E para,  Bologna nuk e ka ndër mend të privohet nga “timonieri” që po i çon drejt një kualifikimi të bujshëm në Ligën e Kampionëve dhe e dyta ka disa klube jashtë Italisë, sidomos ato të Ligës Premier në krye që janë gati edhe të paguajnë. /Telegrafi/

Read Entire Article