VIDEO/ “E kishim djalë të vetëm”, masakra e Memaliajt, gjyshja e kamarierit me lot në sy: Punonte për bukën e gojës. Kërkoj drejtësi!

3 months ago 11

Kamarieri Gledjon Muka ishte viktima e pafajshme e atentatit me tre të vrarë në Memaliaj mesnatën e të shtunës. Gjyshja e tij, Hava Muka, ka folur për mediat ditën e sotme me lot në sy, ku ka kërkuar drejtësi për humbjen e nipit të saj.

Ajo thotë se Gledjoni ishte djalë i vetëm dhe punonte te lokali ku ndodhi ngjarja për të nxjerrë bukën e gojës.

“Na e vranë djalin pa faj. Përse na e vranë. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm”, thotë e moshuara mes lotësh.

“E kemi pasur flori e kaluar floririt. Punonte kamerier për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? Përse? Ata e kishin lënë punën dhe po rrinin atje se ishte vapë. Kishte nënën babanë, unë gjyshja. Kërkojmë të drejtën e djalit. Përse na vranë? Çfarë bën shteti. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm. Gledi i nënës, floriri i nënës”, vijon ajo.

36-vjeçari humbi jetën nga plumbat që kishin për objektiv Shyqyri Kalemin. Nga atentati ndërroi jetë edhe dhe 47-vjeçari, Marsel Çela.

Muka dhe Çela janë dy viktima të pafajshme.

Shënjestra e vrasësve ishte Shyqo Kalemi, 74 vjeç, i Andrea Kalemit. Ky i fundit është bërë protagonist i një zinxhiri ngjarjes të rënda kriminale me pikënisje vrasjen e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article