Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Malinat. Zjarri, që mendohet se ka qenë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me hardhi e pemëtari, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zonës shkuan 20 zjarrfikës nga Berati,10 nga Poliçani dhe forca policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme,u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt fshatit Malinat dhe plantacioneve me pemë frutore dhe ullinj
Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive tymi që po mbahen nën monitorim. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 2 ha me bimësi të egër dhe rreth 50 rrënjë ullinj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb