Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Spartak Çelës, në banesën e tij në Pogradec.
Ndaj Çelës, i cili ishte në kërkim kombëtar, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”
Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.
Në datën 25.04.2024, Çela pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb