Viti 2023, historik për Mohamed Salah

9 months ago 27
16:39 01/01/2024

Arrin rekordin e Thierry Henry në 2003

Mbreti egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah është ende kërcënim për çdo skuadër që i del përpara, pavarësisht mohës së tij.

Në fillim të vitit të shkuar ai arriti kuotën e 200 golave për Liverpool. Tashmë në gjysmën e sezonit 2023/24 të  Premier League, Salah ka realizuar 12 gola dhe shtatë asist.

Por Siç vërehet nga Opta, kompani angleze për statistika në sport, me 24 gola dhe 15 asistime gjatë gjithë vitit kalendarik, Salah është lojtari i vetëm që ka tejkaluar 15 gola dhe 15 asistime në ‘pesë ligat e mëdha’ të Evropës në 2023. Një tregues ky se sa sulmues unik është ai.

Kaq e rrallë është suksesi sa Salah është lojtari i parë i Premier Ligës që ka 15+ gola dhe asistime në një vit kalendarik që kur legjenda e Arsenalit Thierry Henry e regjistroi këtë arritje atë 20 vjet më parë në 2003.

Në të gjitha garat në 2023, Salah regjistroi 49 kontribute në gola.

Ky rendiment vjen si ironi edhe ndaj zërave që sugjeruan se ish-lojtari i Romës e kishte kaluar kulmin e tij dhe se Liverpool do të ishte më mirë ta shiste atë gjatë verës.

Në fillim të këtij sezoni, Jurgen Klopp pretendoi se 31-vjeçari nuk ishte biologjikisht i krahasueshëm me lojtarët e tjerë dhe se kishte kockat e një adoleshenti.

Kontrata aktuale e Salah me  Liverpool  do të skadojë në verën e vitit 2025, pak para se të mbushë 33 vjeç. Ai vijon të jetë i dëshiruar nga klubet milionere arabe.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article