Vizita e Blinken, Vangjel Dule: Shtetet e Bashkuara garanci për demokracinë funksionale, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve

8 months ago 23

Duke reaguar për vizitën disaorëshe të sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbëjnë një garanci për fatet dhe perspektiven e shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale, të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në vendin tonë.

Njoftimi:

Vizita e Sekretarit Blinken krahas simbolikes se vet te padiskutueshme dhe karakterit historik qe mbart, dëshmon edhe fokusin e SHBA ne zhvillimet ne vendin por edhe rajonin tone. Per vete faktin se SHBA jane demokracia me e madhe, me e pasur dhe me e fuqishme e botes, ky fokus perben nje garanci per fatet dhe perspektiven e shtetit te se drejtes, demokracise funksionale, te drejtave te njeriut dhe minoriteteve ne vendin tone. Ne kushtet e fluiditetit gjeopolitik dhe kontestimeve te rendit botëror qe karakterizojnë epoken tone, intensifikimi i gjithanshem i marredhenieve tona me SHBA mbetet prioritet absolut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article