Vota e diasporës/ Luan Hallulli: E rëndësishme tani është mos deformohet, ja çfarë kërkojmë nga KQZ

3 months ago 8

Luan Halluli, kreu i shoqatës italo-shqiptare, në rubrikën “Opinion” në Neës24, ka folur lidhur me votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Hallulli tha se do të ketë shumë të rinj dhe të reja nga diaspora që do të kandidojnë në zgjedhje, duke bërë kështu që të ofrohet një model ashtu si edhe në vendet e BE-së.

“Është një ëndërr e realizuar ajo që na u dha mundësia që të votojmë nga vendi ku ne jetojmë. Një shqiptar që jeton jashtë vendit duhet të regjistrohet në e-albania , megjithëse unë kam mendimin se të gjithë janë të regjistruar, përsa kohë kanë aplikuar për karta Identiteti apo pasaportë për jashtë vendit”, tha Hallulli.

Ai tha se vota për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhej të realizohej edhe më parë, megjithëse është një lajm i mirë fakti që u realizua për zgjedhjet e ardhshme.

Hallulli tha se i kërkon kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, që të merren masat që votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë, pra votat e diasporës, të mos manipulohen, të shkojnë atje ku hidhen, ti përkasin atij subjekti, të madh ose të vogël, s’ka rëndësi, por të mos deformohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article