Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e së shtunës në Pogradec, ku si pasojë e dhunës humbi jetën 42-vjeçari, Eglantin Proga.
Sula shkruan se mbi autorin duhet të rëndojnë më së paku akuzat: Shtrëngim për marrje pasurie dhe Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen.
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndërsa këto që ndodhin në Shqipëri nuk mund të kenë emër tjetër veçse SKANDAL, që meriton vëmendjen e të gjitha institucioneve shtetërore ku gjithësecili të nxjerrë pergjegjësit dhe t’i vendos para drejtësisë”, shprehet Sula.
Ai kërkon nga KLP dhe ILD të hetojnë rastin, pasi më parë ndaj autorit u ngrit akuza “vrasje nga pakujdesia”.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!
📍Po lexoj në media se akuza e ngritur ndaj autorit qe i shkaktoi vdekjen 42-vjeçarit ne Pogradec është “Vrasje nga pakujdesia”, në një kohë që informacionet dhe dëshmitë e para janë: 42-vjeçari u dhunua barbarisht nga autori. Nëse këto raportime janë të verteta atëherë ky është një skandal.
Mbi autorin duhet të rëndojnë më së paku akuzat: Shtrëngim për marrje pasurie dhe Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndërsa këto që ndodhin në Shqipëri nuk mund të kenë emër tjetër veçse SKANDAL, që meriton vëmendjen e të gjitha institucioneve shtetërore ku gjithësecili të nxjerrë pergjegjësit dhe t’i vendos para drejtësisë.
I ndjeri 42-veçari Eglantin Proga ishte një familjar i rregullt, i cili për të mbajtur familjen e tij bënte dy pune. Por ja që të fortët me imunitet i’a morën jetën. Institucionet dështuan të parandalonin ngjarjen dhe të jepnin ndihmën e shpejtë. Tani më e pakta është që institucionet të mos i “vrasin” për herë të dytë.
I bëj thirrje KLP, ILD që të lënë pushimet e të hetojnë rastin.
Autori duhet të marrë ndëshkimin sipas ligjeve ne fuqi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb