Vrasja në Pogradec, Salianji: Prokuroria rrëzoi versionin e Policisë, nëse Ramën e kanë gënjyer të shkarkojë…

2 months ago 17

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec pasditen e së shtunës, ku 42-vjeçari Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve, humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

Lidhur me ngjarjen pati reagime të shumta, ndërsa u hodhën dyshime për fshehjen dhe manipulimin e ngjarjes së rëndë. Gjithsesi në një deklaratë zyrtare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit hodhi poshtë insinuatat dhe mbrojti policinë lokale.

Disa orë më pas, Prokuroria e Korçës njoftoi se ka nisur hetimet ndaj një inspektori të policisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i ka cilësuar akuzat ndaj Policisë dhe Urgjencës, si një çorbë dhe një maskaradë.

Por deputeti demokrat në reagimin e tij shprehet se “njoftimi i Prokurorisë Korçë rrëzon keqpërdorimin që ju bë në mënyrë të përsëritur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec”.

Postimi nga Ervin Salianji

Rama nuk e mbulon dot manipulimin e vrasjes me propagandë!

📄Njoftimi i Prokurorisë Korçë rrëzon keqpërdorimin që ju bë në mënyrë të përsëritur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec.

Prokuroria procedon inspektorin e “sipërpërmendur u mor në përgjegjësi penale për vëprën penale të dyshuar të kryer prej tij, për shkak se si pasojë e veprimeve të tij nuk është bërë i mundur dokumentimi real i ngjarjes së ndodhur” thotë prokuroria!

👉Nëse Edi Ramën e kanë gënjyer vartësit e tij duhet të shkarkojë menjëherë ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Nëse i del për zot manipulimit të ngjarjes përgjegjës dhe porositës i fabrikimit të vrasjes si aksident është vetë ai për përfitim të një grushti votash!

⁉️Çfarë i ka bërë bashkë në vrasjen për së dyti të viktimës Ramën? Policinë? Urgjencën?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article