Vrasja në Prishtinë/ Viktima, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit! Dyshohet se u ekzekutua nga grabitësit

10 months ago 19

Gruaja që u vra mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, sipas mediave kosovare.

Çifti Murseli, bashkë me dy fëmijët, ndodheshin në makinë kur dyshohet se u përballën me disa grabitës, sipas Sinjalit. Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur në vend 33-vjeçaren.

Megjithatë, identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërkohë që pritet hetim nga Prokuroria.

Personat e dyshuar kanë lëvizur me një makinë tip “BMË” me targa të huaja.

33-vjeçarja u gjet pa jetë brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.

Top Channel

Read Entire Article