Vritet një grua në Prishtinë, rrethanat ende të paqarta

10 months ago 11

Një grua është gjetur e vrarë në një makinë në Prishtinë.

Policia e Kosovës mori njoftim për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi”  të mërkurën rreth orës 20:20, tha zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Radion Evropa e Lirë.

“Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Sipas të dhënave fillestare, besohet se ajo është vrarë me armë zjarri, tha Ahmeti.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka nisur hetimet rreth kësaj vrasjeje.

Rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura.

Top Channel

Read Entire Article