Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

5 months ago 4

Ylli i Real Madridit, mesfushori Aurelien Tchouameni thuhet se do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundin.

Los Blancos po përgatiten për përballjen e tyre me Dortmundin në Ëembley më 1 qershor me Tchouamenin dyshimin kryesor shkaku i lëndimit.

Carlo Ancelotti do të presë sa më vonë të jetë e mundur për të marrë një vendim për Tchouamenin pas një dëmtimi në këmbë në fitoren e tyre në gjysmëfinalen e dytë kundër Bayern Munich më 30 prill.

Afati fillestar i rikuperimit prej 3-4 javësh e vë Tchouamenin në rrezik për të humbur finalen dhe gara e tij me arritjen e formës fizike duket e vështirë.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Tchouameni nuk do të jetë gati në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve dhe ai gjithashtu mund të humbasë ndeshjen hapëse të Francës në Euro 2024 kundër Austrisë më 17 qershor.

Le staff des Bleus surveille la convalescence de Tchouaméni, Veretout possible plan B https://t.co/Vzlvv2nZTV pic.twitter.com/Urm56shdWT

— L’ÉQUIPE (@lequipe) May 17, 2024

Tutje, thuhet se Tchouameni do të mbetet në skuadrën e Francës ndërsa rikuperimi i tij vazhdon.

Megjithatë,  Jordan Vertout i Marseille është lidhur me një thirrje, nëse Didier Deschamps është i shqetësuar për aftësinë e tij për gjithë turneun. /Telegrafi/

Read Entire Article