Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

5 months ago 5

Janë zbuluar fjalët e para që Tyson Fury ia ka thënë Oleksandr Usykut pas përfundimit të meçit.

Ukrainasi Usyk pordhoi një shfaqje brilante teksa u bë për herë të parë në histori kampion i peshave të rënda në boks që prej Lennox Lewis në 1999, pasi mposhti Furyn me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Në një stadium të mbushur i tëri në Arabinë Saudite, dy boksierët dhuruan një shfaqje të mrekullueshëm që do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve të boksit.

Dy boksierët u përcollën jashtë ringut nga emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Anthony Joshua, Neymar dhe Ryan Garcia.

Pure respect between the two greatest heavyweights in the world 🤝#FuryUsyk pic.twitter.com/iaGWn4x446

— Queensberry Promotions (@Queensberry) May 19, 2024

Pas përfundimit të ndeshjes, një video kapi momentin kur Fury dhe Usyk shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin pas përfundimit të raundit të 12-të.

Ashtu siç shihet në video, Fury e puthi Usykun në kokë dhe e cilësoi kundërshtarin e tij si një ‘luftëtar’, para se të lëvizte tek cepi ku gjendej ekipi i tij.

Pas ndeshjes Usyk u shpreh i lumtur me fitoren, ku tha se kjo fitore i takon njerëzve që u lutën për të dhe më së shumti ushtarëve të Ukrainës të cilët po luftojnë për të mbrojtur tokat e tyre.

Në fund, boksieri ukrainas e la të hapur mundësinë për një meç të dytë me Furyn duke thënë se është i gatshëm për të, dhe sipas informacioneve të para, një përballje e dytë mes dy boksierëve pritet të ndodhë në muajin tetor./Telegrafi/

Read Entire Article