Zbulohet ‘arsyeja e vërtetë’ pse lojtarët e Fenerbahces u larguan nga fusha në derbin ndaj Galatasaray

6 months ago 9

‘Arsyeja e vërtetë’ pse Fenerbahce priti deri sa Galatasaray të shënonte para se të largoheshin nga fusha në finalen e Superkupës së Turqisë është zbuluar.

Fenerbahce ‘rrëmbeu’ ballinat e gazetave, kur të dielën në mbrëmje lojtarët e tyre u futën në fushë për vetëm një minutë në finalen e Superkupës ndaj Galatasaray.

Gjiganti turk futi në fushë lojtarët e grupmoshës U19 si pjesë e protestës, dhe kur Mauro Icardi shënoi për 1-0 në minutën e parë, të rinjtë e Fenerbahces u larguan nga fusha.

Kësisoji, Galatasaray mori trofeun, para se të luajnë një ndeshje me lojtarët e tyre rezervistë për t’i dhuruar shikuesve diçka për të parë.

Disa raportime sugjeruan se të rinjtë e Fenerbahces u larguan nga fusha si kundërpërgjigje e golit të Icardit, por duket se paraprakisht plani ka qenë që ata të largoheshin nga fusha.

Sipas gazetarit turk Ahmet Ercanlar, mesfushori i Galatasaray, Kerem Akturkoglu, i ka thënë këto fjalë lojtarit të Fenerbahces, Emirhan Arkutcu: Kushdo që e nis ndeshjen duhet ta gjuajë topin drejt shikuesve dhe çfarë ndodhë pastaj le të ndodhë.

Ahmet Ercanlar: "Maçtan önce Kerem Aktürkoğlu, Fenerbahçeli Emirhan'a giderek "Maça kim başlarsa topu taca atsın ve olan olsun" diyor. Emirhan da tamam diyor. Maç başlayınca çocuklar şaşkın şaşkın taca atmalarını beklerken Galatasaray gol atıyor."pic.twitter.com/A9IJHd9ElB

— Çubuklu Ruhu 1907 (@cuubukluruhu) April 7, 2024

Kjo do të thotë se të rinjtë e Fenerbahces nuk po prisnin që Galatasaray ta nis topin përpara dhe të sulmojë nga minuta e parë, pasi menduan se kundërshtarët e tyre do të hedhnin topin jashtë fushës.

“Shpresoj që Emirhan të dalë dhe të tregojë për këtë incident. Të gjithë e shohin se në çfarë lufte jemi dhe kundër kujt po luftojmë”, kishte shkruar Ercanlar në platformën X (ish-Twitter)./Telegrafi/

Read Entire Article