Opozita serbe ka dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme, pasi kontenston rezultatin e zgjedhjeve lokale për Beogradin.
Mediat serbe raportojnë se përfaqësues dhe simpatizantë të forcës “Serbia Kundër Dhunës”, kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme para godinës së Komisionit Zgjedhor (KZZ), pasi janë kundër rezultatit të dalë nga ky institucion, duke pretenduar se janë manipuluar votat.
#beograd #belgrade #srbija #serbia #rik #izbori2023 #elections2023 #izbornakradja pic.twitter.com/7j9V2fevHC
— Misha M (@mmadjarac) December 24, 2023
Protestuesit me pankarta në duar kanë kërkuar që tu njihet fitorja dhe të mos ju vidhen votat.
/Vizionplus.tv/