A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

5 months ago 15

Ikona legjendare e futbollit brazilian, Cafu, ka shprehur bindjen e tij se goli i Lamine Yamal për Barcelonën në El Clasico duhej të pranohej.

Ai bëri këtë deklaratë gjatë një interviste në Laureus Sports Awards, duke vënë në dyshim vendimin e gjyqtarëve dhe mungesën e teknologjisë së vijës së golit në La Liga.

“Ishte shumë e qartë që portieri (Lunin) nxjerri topin nga porta pasi ai kishte kaluar vijën. Në mendjen time, ai ishte gol”, ka thënë 53-vjeçari. Ai theksoi se të gjitha ligat e mëdha kanë një sistem të vijës së golit, me përjashtim të La Ligas.

Ky akt ka shtuar në bindjen që Barcelona u ‘vjedh’ në duel me Real Madridin, duke sugjeruar se një vendim i ndryshëm nga gjyqtarët do të kishte mund të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes, duke i dhënë Barcelonës një avantazh të mundshëm dhe ndoshta duke ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Cafu foli edhe për faktin se gjyqtarët përdorën VAR, por nuk kishin në dispozicion një kënd të mirë cilësor për të analizuar lojën, duke rezultuar në vendimin për të dhënë Barcelonës vetëm një goditje këndi, jo një gol.

Ndërkohë, Barcelona planifikon të paraqesë një kërkesë zyrtare për një riluajtje të ndeshjes, pasi Komiteti Teknik i Gjyqtarëve refuzoi të ndante me ta pamjet dhe videon që u përdor për të kontrolluar vlefshmërinë e golit. /Telegrafi/

Read Entire Article