Akil Gjakova ndalohet në Morinë, dërgohet në mbajtje prej 48 orësh

6 months ago 3

Xhudisti pejan, Akil Gjakova është dërguar në mbajtje nga Policia e Pejës, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria disa ditë më parë.

Akil Gjakova është denoncuar nga bashkëshortja e tij para disa ditësh për ‘dhunë në familje’.

Megjithatë, xhudisti pejan nuk është dorëzuar në Polici edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme, duke bërë që Policia e Kosovës të lëshoj urdhër për arrestimin e tij.

Pas këtij urdhri erdhi edhe reagimi i Federatës së Xhudos, e cila deklaroi se janë të bindur në pafajësinë e Akilit dhe se ai do të dorëzohet tek organet posa të arrijë në Kosovë.

Një gjë e tillë edhe ka ndodhur, pasi zëdhënësi i Prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Telegrafin, ndalimin e xhudistit.

“I njëjti është ndaluar mbrëmë në pikë kalimin në Morinë”, ka thënë fillimisht zëdhënës i prokurorisë themelore në Pejë për Telegrafin.

“Policia e Pejës e ka marrë të dyshuarin dhe Prokuroria e Pejës ka dhënë urdhër ndalimi prej 48 orësh”, përfundoi Nikçi. /Telegrafi/

Read Entire Article