Ka vdekur pasagjeri i një automjeti i cili u vetaksidentua në aksin rrugor Kllokot – Viti, mesnatën e së enjtes.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, për Klankosova.tv tha se dyshohet se automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.
Ai tregoi se vdekja e pasagjerit është konstatuar nga mjeku, në vendin e ngjarjes.
Hashani tha se shoferi i automjetit ka pësuar lëndime dhe se po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjilan.
“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi do të dërgohet në burg”, shtoi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb