Analisti Gentian Gaba ka folur në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, lidhur me zgjedhjet në SHBA.
Gaba duke folur për ndikimet që kanë këto zgjedhje në Shqipëri, tha se aspekti më kryesor përsa i përket politikës së SHBA në Shqipëri ka të bëjë me reformën në drejtësi. Ai tha se politika shqiptare në përgjithësi është pro amerikane, por reforma në drejtësi do të mbetet si gur i çmuar i administratave amerikane.
“Nëse zgidhet Kamala Harris si Presidente do të jetë një vazhdimësi e administratës Biden, ndërsa nëse zgjidhet Donald Trump besoj se do të ketë një vazhdimësi, por me nuanca”, tha Gaba, duke shtuar se kandidati republikan ndoshta do të jetë më i prirur drejt aktorëve lokalë, në raport me Shqipërinë.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Richard Grenell do të zgjidhet Sekretar Shteti, Gaba tha se do të kemi një rizbulim të atyre temave të rajonit që mbetën pezull, nga koha kur Grenell shërbeu si i dërguar special i Trump për Rajonin.
“Do të kthehemi hapa pas, do të kemi një riforcim të marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, por mund të kemi edhe preferenca mes vendeve rajonale”, tha Gaba.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb