Akuzohet për shpërdorim detyre/ Dako në GJKKO kërkon gjykim të shkurtuar: Nuk ka prova…

4 months ago 6

Është zhvilluar sot seanca e parë në GJKKO ndaj ish-Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Dako po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste. Ish-Kryebashkiaku pas daljes nga GJKKO tha se ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa u shpreh se nuk ka fakte dhe prova kundër tij.

Procesi në ngarkim të Dakos është shtyrë, ndërsa këtë të enjte u zhvillua seanca e parë e gjykimit në themel.

Dako u lirua, pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article