Arsenali mposht thellë Chelsean dhe vazhdon sigurt si lider i Ligës Premier

5 months ago 13

Arsenal e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen që ishte planifikuar në kuadër të javës së 29-të, ndërsa aktualisht edicioni është në xhiron e 34-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Leandro Trossard i kaloi Gunners në epërsi me një asistim të Declan Rice.

Arsenali me këtë gol vazhdoi dominimin, duke krijuar raste të sigurta për lojë, por që u mungoi konkretizimi.

Në minutën e 22-të, Rice lëshoi një rast të madh, pasi goditja e tij nga afërt shkoi mbi portë.

Kai Havertz dhe Trossard nuk ia arritën të shënonin vetëm pesë minuta më vonë, me Djordje Petrovic që bëri dy intervenime.

Enzo shoots just wide of the post. So close to an equaliser!

🔴 1-0 🔵 [29] #CFC | #ArsChe

— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 23, 2024

Chelsea më pas kishte dy raste të njëpasnjëshme me Marc Cucurellan dhe Enzo Fernandez, me dyshen që nuk ia dolën të shënonin.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Arsenali që ia doli të shënonte plotë katër gola.

Ben White dhe Kai Havertz realizuan në minutën e 52-të, respektivisht në të 57-ën, për rezultatin 3-0.

Për 4-0, Havertz realizoi golin e dytë personal (65’), duke shtuar edhe më shumë dhimbjen tek tifozët e Chelseat.

White realizoi po ashtu golin e dytë personal, kur u asistua nga Martin Odegaard në minutën e 70-të.

🚨GOAL| Arsenal 5-0 Chelsea|

Ben white scores again!!!

pic.twitter.com/xx3QdwSIb8

— SimplyGoal (@SimplyGoal) April 23, 2024

Arsenali vazhdon të jetë lider në ligë me 77 pikë, ndërsa Chelsea është në të 9-in me 47 sosh.

Në xhiron e 34-të, Arsenali takohet me Tottenhamin, ndërsa Chelsea do ketë punë me Aston Villan. /Telegrafi/

Read Entire Article