Aston Villa trondit Arsenalin në Emirates: Man City është lider në Ligën Premier

6 months ago 9

Ashtu sikurse Liverpooli që pësoi humbje nga Crystal Palace (1-0) edhe Arsenali ka pësuar disfatë në shtëpi nga Aston Villa, por me rezultat 2-0.

Këto dy humbje i kanë shkuar shumë në favor Manchester Cityt, që ka rimarrë kreun pas disa muajsh.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me një dominim të qartë nga Gunners.

Let’s regather and go again 💪 pic.twitter.com/NZYXNGY4Q6

— Arsenal (@Arsenal) April 14, 2024

Në 45 minutat e dytë ishte fatkeqësi për Arsenalin, që pranoi dy gola fare në fund.

Leon Bailey kaloi Villas në epërsi në minutën e 84-të, me një asistim të Lucas Dignes.

INCREDIBLE.

Watkins races clear and chips Raya for his 19th @PremierLeague goal of the season! 🤩 https://t.co/GlzRKdw0u9 pic.twitter.com/U7wAM9JB1r

— Aston Villa (@AVFCOfficial) April 14, 2024

Goditjen e fundit ua dha Ollie Watkins, vetëm tre minuta nga goli i parë, nga një kundërsulm i nisur prej Youri Tielemans për 2-0.

Manchester City është lider me 73-të pikë, Arsenali dhe Liverpooli me 71-të, gjersa Topçinjtë në javën e 33-të do kenë punë me Wolves. /Telegrafi/

Read Entire Article