Atalanta largon Liverpoolin nga Evropa, bergamasit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

6 months ago 12

Atalanta edhe pse ka pësuar humbje nga Liverpooli në ndeshjen e dytë me rezultat 1-0, ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Kjo fal fitores së madhe në ‘Anfield’ me rezultat 3-0 dhe me rezultat 3-1 në total, bergamasit e Berat Gjimshitit kaluan tutje.

Reds e nisën shumë mirë takimin, duke fituar penallti që në minutën e gjashtë, kur Matteo Ruggeri luajti me dorë në zonë.

Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.

⏸️ Sotto di uno al termine dei primi 45'.

⏸️ We trail by one goal at the break.#AtalantaLiverpool #UEL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/JQtS8k8wPG

— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) April 18, 2024

Luis Diaz dhe Mo Salah kishin rast në vijim të pjesës së parë, por që nuk ishin të saktë.

Në minutën e 41-të, Atalanta shënoi me Teun Koopmeiners, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve, edhe pse Liverpoolit i duhej fitorja me shumë gola.

Gianluca Scamacca kishte rast të mirë në minutën e 69-të, por që gjuajtja e tij nuk ishte e saktë.

AAAAAAAAAAAAAAAAAAAHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHH!!!!!! 🖤💙#AtalantaLiverpool #UEL #GoAtalantaGo pic.twitter.com/H5NSutBbI4

— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) April 18, 2024

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Atalanta me plot meritë kaloi tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

Read Entire Article