Një i mitur dhe vëllai i tij kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Bilisht-Sinicë, në afërsi të fshatit Miras. Në aksident u përfshinë një automjet dhe një motor, që drejtohej nga një i mitur, ndërsa pasagjer ishte vëllai i tij.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.
Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb