Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha u shty nesër, në orën 11:00, pasi avokatët e Berishës kërkuan kohë.
Ish-kryeministri nuk u paraqit në Gjykatën e Posaçme, por dërgoi dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Ditën e nesërme do pritet vendimi për ish-kryeministrin, për të cilin është kërkuar nga SPAK masa e sigurisë arrest shtëpie. Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.
Kujtojmë se disa ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Më 12 dhjetor në një shkresë drejtuar Kuvendit, SPAK kërkoi autorizimin për arrestimin e Berishës me argumentin se ish-kryeministri nuk kishte zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.
Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit.
Top Channel