Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t’i sjellë klubit mbi një miliard euro

6 months ago 30

Barcelona së shpejti do të nënshkruajë një kontratë me Nike me vlerë më shumë se një miliard euro, shkruan Marca.

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona dhe Nike janë duke negociuar një mega-kontratë, sipas së cilës Barcelona do të merrte 120 milionë euro në sezon plus bonuse gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Përveç kësaj, Barcelona kërkon edhe një bonus prej 100 milionë eurosh vetëm për nënshkrimin e kontratës. Kështu, gjiganti katalanas do të fitonte të paktën 1.3 miliard euro nga kjo kontratë në dhjetë vitet e ardhshme dhe spekulohet se bonuset totale mund ta dërgojnë shumën përfundimtare në 1.5 miliard euro.

🚨🚨| BREAKING: FC Barcelona are set to sign a HISTORIC contract with Nike! The talks are very advanced.

The contract will be €120M/year for 10 years, which is a global contract of €1.2Bn. Barça will also receive a signing bonus of €100M.

The numbers are close to the Puma’s… pic.twitter.com/gGri8mTOtf

— ArgentineCuler (@FCB_Argentine) April 19, 2024

Sipas Marca, pas rënies nga PSG në Ligën e Kampionëve, Barcelona nuk ka më synime për këtë sezon, kështu që ngadalë iu drejtua planifikimit për të ardhmen.

Kjo marrëveshje sponsorizimi është një nga hapat që ata kanë vendosur të ndërmarrin dhe Marca gjithashtu thekson se drejtuesit e Barcelonës do të përpiqen të fitojnë rreth 150 milionë euro nga shitja e lojtarëve. /Telegrafi/

Read Entire Article