Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

6 months ago 25

Ndonëse gjatë ditës kishte shumë lajme që Zinedine Zidane është një hap larg që të bëhet trajner i Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, nga Gjermania pretendon krejtësisht të kundërtën.

Gazetari gjerman i Sky, Florian Plettenberg, zakonisht një nga burimet më të besueshme kur bëhet fjalë për lajmet nga klubi bavarez, pretendon se Zidane nuk është fare në listën e kandidatëve të Bayern Munich.

Plettenberg shton se Bayern Munich vendosi që kërkonte kthimin e Julian Nagelsmann, por ai refuzoi dhe zgjati kontratën me Gjermaninë deri në Kupën e Botës 2026.

🚨New rumors about FC Bayern and Zinédine #Zidane are wide of mark again!

➡️ There is no truth in reports that Bayern are close to sign Zidane. He’s not on the list at this stage. Confirmed again.

➡️ Bayern were pushing for Nagelsmann. They were only informed of his rejection… pic.twitter.com/WXDpQ5ByoW

— Florian Plettenberg (@Plettigoal) April 19, 2024

Në klubin e madh nuk ishin gati për këtë përgjigje dhe nuk kishin asnjë opsion rezervë.

Megjithatë, disa orë pasi raportoi se Zidane nuk ishte një opsion, Plettenberg foli përsëri, këtë herë për të njoftuar se Bayern Munich kishte një kandidat të ri për trajner.

Bëhet fjalë për Sebastian Hoeness, trajner i Stutgartit dhe nipin e Uli Hoeness, një prej drejtuesve të Bayern Munich.

Deri më tani në karrierën e tij, Hoeness ka drejtuar juniorët e klubit bavarez për dy vjet, në vitin 2019 u ul në stolin e rezervave dhe i çoi ata drejt titullit të ekipit më të mirë të kategorisë së tretë në Gjermani.

Pas kësaj, ai punoi për dy vite si trajner i Hoffenheimit, ndërsa në prill të vitit të kaluar mori përsipër Stuttgartin dhe e tërhoqi nga fundi i tabelës.

Hoeness arriti ta mbajë Shtutgartin në kampionat dhe këtë sezon e ktheu në një sukses, pasi aktualisht janë në vendin e tretë me 63 pikë, po aq sa Bajern Munich dhe duken në rrugë të mirë për të luajtur në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Read Entire Article