Bernardo Silva tregon se u tundua nga ofertat saudite, por një gjë e ndaloi

10 months ago 19

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka treguar se ishte i tunduar nga ofertat e ardhura nga Arabia Saudite gjatë afatit kalimtar të verës.

Njëri nga lojtarët kryesor të Pep Guardiolës ishte emër i nxehtë në afatin e fundit kalimtar, ku u kërkua nga ngulm nga klubet saudite.

Megjithatë, portugezi i gjithanshëm në fund vendosi të qëndroj në Etihad dhe tashmë ka zbuluar arsyet pse vendosi t’i refuzojë ofertat joshëse.

“Do të gënjeja nëse thosha se nuk mendoja për ofertat saudite”, ka thënë fillimisht Silva për RTP.

“Por, ajo që më interesoi ishte nxehtësia e një gjysmëfinaleje të Ligës së Kampionëve, stadiumi i egër pasi shënuam kundër Real Madridit ose kur fituam finalen”.

“Nuk kam dashur të heq dorë nga kjo”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/

Read Entire Article