Çfarë ndodhi me të vërtetë me Evan N’Dickan e Romës pasi ra pa ndjenja në fushë, dalin detaje të tjera nga rasti që tronditi Italinë 

6 months ago 9

Evan N’Dicka për një moment ka shtangur të gjithë adhuruesit e futbollit italian pasi ra në fushë në ndeshjen Udinese – Roma.

Në minutën e 72-të, me topin larg dhe pa kundërshtar përreth, Ndicka prek gjoksin dhe rrëzohet përtokë. I pari që e kupton situatën është Daniele De Rossi i cili fillon të shqetësohet dhe thërret për ndihmë.

Qendërmbrojtësi i Romës merret me barelë, ai është i ndërgjegjshëm dhe madje arrin t’i qetësojë pak të gjithë me gjestin e gishtit lart. Ndicka ka kryer menjëherë një elektrokardiogram me një rezultat “shqetësues” dhe është transportuar menjëherë në spitalin Santa Maria della Misericordia ku është shtruar me kodin e verdhë. Këtu ai kreu menjëherë teste të reja të cilat praktikisht përjashtuan problemet e zemrës.

Lojtari i është nënshtruar testeve kardiologjike dhe neurologjike, duke përfshirë një skanim CT. Nga çfarë filtrash mund të ketë qenë një ngjeshje pulmonare, me pneumotoraks të mundshëm.

Mund të ishte shkaktuar nga disa përplasje në ndeshje. Vetëm kur stafi mjekësor të ketë hequr të gjitha dyshimet për atë që ka ndodhur, do të vendoset largimi i tij nga spitali dhe tanimë është e sigurt se N’Dicka do t’i mungojë Romës të enjten për sfidën e kthimit ndaj Milanit.

La squadra ha fatto visita a Ndicka in ospedale.

Evan si sente meglio ed è di buon umore. Resterà in osservazione per accertamenti in ospedale.

Forza Evan! 💪#ASRoma pic.twitter.com/M2PfNeqOoq

— AS Roma (@OfficialASRoma) April 14, 2024

Ndeshja u ndërpre pasi dy klubet ranë dakord për një gjë të tillë dhe pas largimit të N’Dickas nga ndeshja si tifozët e Udineses ashtu edhe të Romës duartrokitën gjatë.

E veçanta ishte se futbollistët e Romës shkuan normalisht te spitali për ta takuar shokun e tyre, por me një autobus për ta përkrahur shkuan edhe futbollistët e Udineses duke treguar një shembull perfekt.

Siamo con te, N’Dicka 💪
We are with you, Ndicka 💪 pic.twitter.com/eCdMTpSqCZ

— Udinese Calcio (@Udinese_1896) April 14, 2024

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga bota e futbollit, sidomos nga klubet italiane duke filluar nga Udinese, Juventus, Milan, Lazio, Napoli dhe të tjera që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe rikthim në fushë. /Telegrafi/

💪 Forza Evan, ti siamo vicini#Ndicka

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) April 14, 2024

Forza Evan! 💪 https://t.co/7X9XYwV3Pw

— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) April 14, 2024

💪 Forza Evan #Ndicka siamo tutti con te !!! https://t.co/0G4vm6Kpxg

— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) April 14, 2024

Read Entire Article