Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

6 months ago 11

Tashmë është mësuar çifti i parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, pas dy ndeshjeve që u zhvilluan nga ora 21:00.

Paris Saint-Germain dhuroi spektakël në Spanjë, duke eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 6-4, për të kaluar në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Dortmundi e eliminoi Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4, për ta siguruar vendin në gjysmëfinale.

Kjo do të thotë që dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë dihen edhe datat se kur i zhvillojnë të dy ndeshjet.

Dueli i parë mes PSG-së dhe Dortmundit zhvillohet më 30 prill, ndërsa finalisti përcaktohet më 7 maj.

Nesër mbrëma (17 prill), do të mësohen dy gjysmëfinalistët e dytë, pasi Real Madridi është mysafir i Manchester Cityt, ndërsa Bayern Munichu e pret Arsenalin.

Kujtojmë se finalja e këtij edicion zhvillohet më 1 qershor në Wembley nga ora 21:00. /Telegrafi/

Read Entire Article