“Do shikojmë fytyrat si i kanë, a do e përballojnë dot apo jo”, Kryemadhi në GJKKO: Sistemi i drejtësisë i kastruar, nxorën sekretin hetimor

2 hours ago 38

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, mbërrin në GJKKO ku do të zhvillohet një seancë në lidhje me masën e sigurisë.
Në fjalën e saj për media, ajo u shpreh se ky është një sistem drejtësie i kastruar, që përdoret për propagandën e qeverisë.

Kryemadhi në GJKKO: Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar, në qoftë se inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të mos e kuptojnë, për t’u treguar dhe për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që ka nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kërkojnë shqiptarët.
Do shikojmë dhe fytyrat si i kanë, a do e përballojnë dot apo jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article