Duka: Duam të shkojmë përtej grupit

10 months ago 50
14:06 23/11/2023

“Ne po përgatitemi për Gjermaninë”

Shqipëria u kualifikua për herë dytë në finalet e një Europiani dhe pas përfaqësimit në Francë në 2016 e pret aventura në Gjermani vitin e ardhshëm. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një intervistë për Tuttomercatoweb thotë se do të synohet kalimi i grupit.

Armand Duka: Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe pse nuk kanë arritur rezultate të mira kohët e fundit.

Duka vlerësoi punën e stafit teknik që pati pak muaj kohë për të arritur këtë rezultat historik.

Armand Duka: Duhet sakrificë dhe punë e programuar, sepse ndryshe asgjë nuk arrihet. Natyrisht, trajneri ishte regjisori, por më duhet të flas mirë edhe për Dorivën që ka luajtur në Itali. Ai është një ekspert që na ka ndihmuar shumë. Ai së bashku me Zabaletën ndërtuan një grup shumë kompakt.

Shqipëria do të presë tani shortin e 2 dhjetorit për të njohur kundërshtarët në finalet e Euro 2024.

Një grup që parashikohet i vështirë duke parë që në të gjitha vazot ka skuadra të forta.

Finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani do t’i ndiqni në TV Klan, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinetit në 31 sfida të përzgjedhura.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article