Inter rikthehet te fitorja në kampionat. Pas atij barazimi spektakolar 4-4 ndaj Juventusit, zikaltërit morën 3 pikët në transfertën e Empolit.
Skuadra e Simone Inzaghi triumfoi pastër 0-3 në një transfertë ku Ardian Ismajli nuk arriti të ndal hovin e kundërshtarit, ndikuar edhe nga mbetja me 10 futbollistë e skuadrës toskane.
Kristjan Asllani ndoqi nga stoli dopietën e Frattesi, duke treguar se shqiptari ende nuk e ka kaluar periudhën e problemeve fizike.
Ndërkaq, llogaritë i mbylli Lautaro Martinez me golin e 3-0. Një sukses tepër i rëndësishëm për skuadrën nga Milano teksa vihet në ndjekje të Napolit kryesues. Pas 10 javësh, Inter numëron 21 pikë, 4 më pak se jugorët kryesues.