FFK dënon me nga një vit të përfshirët në kurdisjen Ulpiana – Vllazia

6 months ago 4

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e ndeshjes Ulpiana – Vllaznia Pozheran.

Pikërisht komisionet e FFK-së, ai i garave dhe disiplinori vlerësuan se kjo ndeshje e Ligës së Parë të Kosovës në futboll ishte e kurdisur.

Zyrtari i Vllaznisë së Pozheranit, Agon Pira, është dënuar me një vit ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub, njëjtë si Meriton Isufi, zyrtar i Ulpianës.

Futbollistët e Ulpianës, Samet Rexhepi, Ridon Llugiqi e Gentian Emini janë dënuar me një vit moslojë.

Disiplinori i FFK-së ka përjashtuar javën e kaluar nga Liga e Parë, Ulpianën e Vllazninë. /Telegrafi/

Read Entire Article