Formacionet zyrtare, Milan-Inter: ‘Nerazzurrët’ me fitore shpallen matematikisht kampion

5 months ago 10

AC Milan dhe Inter do të përballen sot (e hënë) me fillim nga ora 20:45 në atë që njihet ndryshe si ‘Derby della Madonnina’.

Herën e fundit kur këto dy ekipe u përballën në ‘Giuseppe Meazza’ Interi fitoi me rezultat të thellë 5-1, falë golave dy golave nga Henrikh Mkhitaryan si dhe nga një që shënuan Marcus Thruam, Hakan Calhanoglu dhe Davide Frattessi.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ‘Nerazzurrët’ pasi në rast fitoreje ata do të shpalleshin matematikisht kampion i Serie A, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Simone Inzaghi si në të shumtën e rasteve këtë sezon ia ka besuar sulmin dyshes Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, ndërsa Stefano Pioli i ka besuar emrave si Loftus-Cheek, Pulisic dhe Leao

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan, Calabria, Gabbia, Tomori, Hernandez, Adli, Reijnders, Musah, Loftus-Cheek, Pulisic, Leao.

Your Rossoneri XI for tonight's derby! 📋#MilanInter #SempreMilan
Brought to you by 𝗞𝘂𝗺𝗵𝗼 𝗧𝗶𝗿𝗲 pic.twitter.com/5xYrTEGYmZ

— AC Milan (@acmilan) April 22, 2024

Inter: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Lautaro./Telegrafi/

Our #DerbyMilano line-up 📋

Powered by @play_eFootball#ForzaInter #MilanInter pic.twitter.com/0yxJH4mdOu

— Inter (@Inter_en) April 22, 2024

Read Entire Article