Pesë persona kanë rënë në pranga në Shkodër dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Shërbimet policore gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.
Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.
Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv