Hidhet shorti i ndeshjeve “play-off” për Kampionatin Evropian ‘Gjermani’

10 months ago 10

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për “play-off”-in kualifikues për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Në gjysmëfinalen e grupit B, topat bënë bashkë Bosnjë-Hercegovinën dhe Ukrainën dhe fituesi i asaj ndeshje do të presë në finale fituesin e gjysmëfinales mes Izraelit dhe Islandës.

Tashmë ishin të njohur gjysmëfinalistët e grupit C. Gjeorgjia ose Luksemburgu do të presin në finale Greqinë ose Kazakistanin.

PLAY-OFF PATH B:

Bosnia and Herzegovina vs Ukraine
Israel vs Iceland#EURO2024 pic.twitter.com/FxVfWXZmij

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 23, 2023

PLAY-OFF PATH C:

Georgia vs Luxembourg
Greece vs Kazakhstan#EURO2024 pic.twitter.com/8XR7Dse0bh

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 23, 2023

Në grupin A, Uellsi ose Finlanda do të presin në finale Poloninë ose Estoninë.

Pas tri finaleve, ‘play-off’-i do të na japë tre kombëtaret e fundit në Kampionatin Evropian, duke kompletuar numrin prej 24 ekipeve kombëtare.

PLAY-OFF PATH A:

Wales vs Finland
Poland vs Estonia#EURO2024 pic.twitter.com/J2qabW6etw

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 23, 2023

Play-off do të luhet në mes të marsit të vitit të ardhshëm, ndërsa shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet tashmë më 2 dhjetor.

Kështu, të gjithë pjesëmarrësit në ‘play-off’ do të dinë paraprakisht se në cilin grup po përpiqen të kualifikohen në turneun në Gjermani. /Telegrafi/

Read Entire Article