I jashtëzakonshmi Cole Palmer, për shtatë muaj ka bërë më mirë se Kai Havertz për tre vite me fanellën e Chelseat

6 months ago 4

I jashtëzakonshmi Cole Palmer, për shtatë muaj ka bërë më mirë se Kai Havertz për tre vite me fanellën e Chelseat

Cole Palmer është lojtari i momentit në Ligën Premier dhe ai po shkëlqen në vitin e tij të parë te Chelsea.

Ylli i ri anglez iu bashkua londinezëve në verë nga Manchester City për 47 milionë euro dhe ai tanimë ka shpaguar vetën.

Shënimi i katër golave ​​i Cole Palmer në fitoren ndaj Evertonit të hënën mbrëma e ka çuar atë në krye të garës së Këpucës së Artë të Ligës Premier.

Ai tani është i barabartë me Erling Haaland me 20 gola këtë sezon në elitën e futbollit anglez duke e bërë atë një garë të ngushtë për këpucën e artë.

Katër golat e tij nënkuptuan gjithashtu se ai tani ka shënuar më shumë gola në ligë në shtatë muajt e tij të parë në Chelsea sesa Kai Havertz në tre sezone në Stamford Bridges, pasi gjermani ka realizuar vetëm 19 gola.

Forma e jashtëzakonshme e Palmerit e ka ndihmuar Chelsean të qëndrojë vetëm 3 pikë nga vendi i 6-të në tabelën e Ligës Premier, vend që e dërgon skuadrën londineze në Ligën e Evropvës. /Telegrafi/

Read Entire Article