Jude Bellingham detyrohet të marrë vendim drastik para ndeshjes me Man Cityn

6 months ago 3

Duket se të gjithë duan ta shikojnë Jude Bellinghamin në aksion në Ligën e Kampionëve në stadiumin Etihad të mërkurën mbrëma.

Anglezi do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e dytë çerekfinale, hera e parë që ai luan në Angli që nga transferimi i tij i suksesshëm në Real Madrid.

Kjo do të thotë se familja e tij, miqtë dhe pothuajse të gjithë ata që ka takuar ndonjëherë duan të jenë personalisht në stadium.

Madje, 20-vjeçari ka thënë me shaka se i është dashur të marrë disa masa drastike për të shmangur disa kërkesa për bileta.

Ai tha për TNT Sports: “Sinqerisht, më është dashur të fik telefonin tim disa herë dhe të shmangë disa njerëz që nuk doja, por ka shumë familje që vijnë kështu që duhet të jetë një ditë e mirë”.

Bellingham iu bashkua Real Madridit në verë nga Borussia Dortmund në një marrëveshje me vlerë fillestare 103 milionë euro. /Telegrafi/

Read Entire Article