Juventus – Atalanta, finalja e Kupës së Italisë

5 months ago 9

Atalanta e ka eliminuar në mënyrë dramatike Fiorentinën me rezultat të përgjithshëm 4-2, për të kaluar në finale të Kupës së Italisë.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, kur shënuan me anë të Teun Koopmeiners pas vetëm tetë minutash lojë.

Atalanta mendoi se kishte shënuar edhe golin e dytë me anë të Gianluca Scamacca (13’), por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.

SUBITO KOOOOOOOOP!!! 🔥@play_eFootball | #AtalantaFiorentina 1-0 | 8'#CoppaItalia #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/n5TpAEx537

— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) April 24, 2024

Dy skuadrat më pas kishin raste të mira për gol, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin, duke i mbyllur 45 minutat e parë.

Në minutën e 53-të, Fiorentina mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Milekovic u ndëshkua direkt me karton të kuq.

🟥 Milenkovic#AtalantaFiorentina 1-0 | 53'

— ACF Fiorentina (@acffiorentina) April 24, 2024

Por, kjo gjë nuk i ndaloi ata që të shënonin golin e barazimit, pasi realizuan për 1-1 në minutën e 68-të me anë të Martinez Quarta.

Scamacca e riktheu epërsinë për Atlantan, pasi shënoi në minutën e 75-të, me De Ketelaere që ishte asistuesi.

LOOKMAN ALLO SCADERE!!@play_eFootball #AtalantaFiorentina #CoppaItalia #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/xvoFdfO0Ip

— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) April 24, 2024

Në minutën e 90+5-të Ademola Lookman realizoi për 3-1, për të siguruar se skuadra e tij po kalonte në final, mirëpo qershinë mbi tortë e vendosi Mario Pasalic kur realizoi pas vetëm tre minutash për rezultatin final 4-1.

Në finale të Kupës së Italisë, Atalanta përballet me Juventusin që eliminoi Lazion. /Telegrafi/

Read Entire Article