Ka një klauzolë qesharake largimi, Real Madridi i gatshëm ta paguajë atë për transferimin e Jeremie Frimpong

6 months ago 5

Jeremie Frimpong është një nga zbulimet e këtij sezoni me kampionin e ri të Gjermanisë, Bayer Leverkusen.

Një shtyllë e projektit të Xabi Alonsos, mbrojtësi i djathtë anësorë ka përfunduar në listën e dëshirave të gjigantit spanjoll Real Madrid.

23-vjeçari është një nga mbrojtësit anësorë më produktiv këtë vit në botë dhe kjo ka bërë që ai të jetë prioritet i kryeqytetasve spanjoll.

Në 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Frimpong ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë duke pasur shifra të jashtëzakonshme.

14-herë fituesit e Ligës së Kampionëve, janë të vetëdijshëm për rëndësinë e identifikimit të trashëgimtarit të Dani Carvajal, ndikimi i të cilit vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm në Santiago Bernabeu dhe mbrojtësi holandez shihet si i denjët për ta zëvendësuar spanjollin.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari Fabrizio Romano, Los Blancos do të duhet të përballen me konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Bayern Munich, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool për t’i siguruar shërbimet e holandezit.

Te Leverkusen duan ta mbajnë mbrojtësin e djathtë, por ai ka një klauzolë të ulët largimi prej 40 milionë eurove dhe Real Madridi është i gatshëm ta paguajë atë. /Telegrafi/

Read Entire Article